Flash

Britney Spears martohet në fshehtësi me Sam Asghari

Lapsi.al 9 June 2022
Britney Spears martohet në fshehtësi me Sam Asghari

Mediat e huaja kanë raportuar se  Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari po martohen sot.

Disa burimekanë treguar  për TMZ se çifti do të martohej sot, më 9 qershor dhe do të zhvillonin një ceremoni super të vogël dhe intime me rreth 100 të ftuar. Gazeta raporton se nëna, babi dhe motra e Britney nuk do të jenë të pranishëm në dasmë , por vëllai i saj Bryan është ftuar. Gjithashtu, me sa duket "detajet përfundimtare" janë ende duke u përpunuar, duke përfshirë edhe atë se kush do e shoqërojë këngëtaren drejt altarit.

Dyshja njoftuan fejesën e tyre në shtator, dhe Spears e konfirmoi lajmin në Instagram me mbishkrimin  "Nuk mund ta besoj !!"

Një burim u shpreh E! News në atë kohë që Sam i propozoi në shtëpinë e saj duke thënë: "Sam po vdiste për t'i propozuar Britney-t dhe e dinte se më në fund ishte koha e duhur. Ata janë shumë të lumtur që mund ta ndajnë këtë kapitull të ri së bashku.Ishte shumë private dhe romantike,gjithcka ajo donte. Britney i ka thënë Semit se ai është shpirti i saj binjak dhe se ajo është shumë mirënjohëse që e ka, veçanërisht në këto kohë të vështira."

Së fundmi , Asghari  zbuloi se ata do ta caktonin datën e dasmës së tyre në maj, duke shkruar në një postim "dita e madhe u caktua! Por askush nuk do ta dijë deri një ditë më pas"./Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me Johnny Depp

Johnny Depp u fotografua duke dalë nga një hotel i mbajtur për krahu nga sigurimi. Fotot bënë xhiron e rrjetit duke shqetësuar fansat për gjendjen shëndetësore ...

12:19

Kanye West mund të tërhiqet 1 vit nga muzika

Kanye West mund të tërhiqet nga muzikëa gjatë vitit të ardhshëm, sipas një shoku që pretendon se reperi do të marrë kohë. Ka qenë një kohë e vështirë për reper...

09:27

Rita Ora dhe Taika Waititi drejt altarit

Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se kanë të vendosur të martohen pasi ja kanë bërë pothuajse njëkohësisht pyetjen njëri-tjetrit. Këngëtarja britanike dhe re...

14:43

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI