Flash

Bllokimi i grurit ukrainas, Zelensky: Miliona mund të vdesin nga uria

Lapsi.al 9 June 2022
Bllokimi i grurit ukrainas, Zelensky: Miliona mund të vdesin nga uria

Në një fjalim televiziv këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur paralajmërimin e tij se situata në Ukrainë do të shkaktojë një krizë globale ushqimore, sipas The Guardian.

Me Ukrainën e paaftë për të eksportuar sasi të mëdha gruri, misri, vaji dhe produkte të tjera, Zelensky tha se bota ishte në prag të një “krize të tmerrshme ushqimore”.

“Kjo do të thotë se, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende të botës. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha ai.

Duke fajësuar Rusinë për bllokadën, Zelenskiy tha se “ndërsa ne po kërkojmë mënyra për të mbrojtur lirinë, një person tjetër po e shkatërron atë. Një person tjetër vazhdon të shantazhojë botën duke përdorur urinë.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI