Flash

Tentoi të korruptonte policin në Kapshticë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza

Lapsi.al 8 June 2022
Tentoi të korruptonte policin në Kapshticë, arrestohet

Një 37-vjeçar nga Kamza, i cili tentoi të korruptonte një punonjës të policisë kufitare në Kapshticë është arrestuar.

“Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

Shtetasi M. L., 37 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 37-vjecarit M. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI