Flash

Pyetja e gazetarit ukrainas që vuri në siklet Lavrov: Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë?

Lapsi.al 8 June 2022
Pyetja e gazetarit ukrainas që vuri në siklet Lavrov:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka udhëtuar sot drejt Ankarasë ku është takuar me homologun e tij turk Melvut Çavusoglu dhe në qendër të diskutimit kishin çështjen e drithërave në Ukrainë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Lavrov është 'zënë ngushtë' nga pyetja e një gazetari ukrainas, i cili pasi u prezantua e pyeti drejtpërdrejt se pëveç grurit çfarë kanë vjedhur tjetër në Ukrainë.

“Quhem Muslim Umerov jam nga televizioni ukrainas. Kam një pyetje, çfarë tjetër është vjedhur në Ukrainë, përpos grurit? Dhe çfarë ka arritur deri më tani Rusia të shet nga ajo çfarë ka vjedhur”,-e pyeti ai.

Lavrov u duke se nuk e priste një pyetje të tillë kaq të drejtpërdrejt saqë nga hutimi u përgjigj: “Më falni, a mund ta përsërisni”.

Umerov nuk hezitoi t'ja përpësiste pyetjen por kësaj here Lavrov u mundua që ta anashkalonte në mënyrë indirekte duke thënë se Rusia nuk ka vënë pengesa për trasnportimin e grurit.

“Ne po i realizojmë qëllimet që i kemi bërë publike. Të pastrojmë Ukrainën nga represioni nazist. Kjo është ajo çfarë po bëjmë. Sa i përket grurit, kemi thënë se mund të transportohet falas deri në destinacionet e parapara. Rusia nuk ka vënë kurrfarë pengese. Atë po e kërkon presidenti ukrainas Zelensky. Nëse ai pyetet akoma, ai duhet t’ju jap leje anijeve të huaja të futen në Detin e Zi. Faleminderit shumë”.-tha Lavrov.

Rusia pretendon se Ukraina është përgjegjëse për minierat e Detit të Zi, gjë që ukrainasit e mohojnë, duke thënë se Rusia është përgjegjëse. Lavrov tha se një lëvizje e Kombeve të Bashkuara për të rivendosur eksportet e grurit të Ukrainës "mund të jetë e dobishme, por ky është një hap simbolik".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI