Flash

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Mbi 200 shkolla marrin kërcënime për bombë, pezullohet mësimi në Serbi

Lapsi.al 8 June 2022
Mbi 200 shkolla marrin kërcënime për bombë, pezullohet

Më shumë se 200 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë sot një e-mail ku paralajmëroheshin për vendosjen e një bombe në ambientet e tyre.

Menjeherë pas këtij alarmi, autoritetet vendosën që t’i mbyllin shkollat deri në përfundimin e kërkimeve fizike në ambientet e tyre me qëllim sigurimin e jetës dhe shëndetit të fëmijëve.

Të gjitha këto shkolla do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë madje, pasi sipas protokollit aktual, çdo kërcënim i tillë perceptohet si real dhe kërkon që vendi të hetohet nga shërbimet përkatëse.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe më 16 maj, kur 97 shkolla të Beogradit morën paralajmërime për bombë. Në tre muajt e fundit, ka pasur rreth 1250 paralajmërime për bomba në shkolla, spitale, ndërtesa qeveritare, shërbime publike, qendra tregtare dhe ura në Serbi.

Deri më tani policia e ka patur të pamundur për të gjetur se kush i dërgon e-mailet pasi ato bëhen përmes formave të enkriptuara nga kompjuterë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas një hetimi të autoriteteve serbe, vetëm tetë mesazhe janë dërguar nga Serbia dhe dërguesit janë arrestuar, ndërsa mesazhet e tjera dyshohet se janë dërguar nga jashtë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI