Flash

Mary J.Bling nderohet me celësin e qytetit të Atlantic City

Lapsi.al 8 June 2022
Mary J.Bling nderohet me celësin e qytetit të Atlantic City

Mary J. Blige tani ka çelësin e saj të qytetit Atlantic City.

Të shtunën, muzikantes  iu dorëzua një çelës i qytetit nga kryebashkiaku Marty Small Sr. pas festës për inagurimin e gala-s,"Together We Rise".

Sipas The Press of Atlantic City, gala është një ngjarje bamirëse dhe të ardhurat shkojnë për Shoqata Rinore e Qytetit të Madh të Atlantikut, një organizatë që mbështet programet rinore të qytetit. Këto programe përfshijnë Atlantic City Boys & Girls Club, Empowerment Tools Coalition dhe Omega by the Sea Foundation.

"Si kryebashkiak i qytetit të madh të Atlantic City,po ju dhuroj një çelës të qytetit," shtoi kryebashkiaku Small Sr., duke i dhënë Blige një pllakë të madhe me çelësin e artë.

Videoja tregon Blige duke pranuar çelësin dhe më pas duke kërcyer përkrah kryebashkiakut në skenë.

Çelësi është i fundit në një varg nderimesh për artisten. Ajo pranoi çmimin ICON muajin e kaluar në Billboard Music Awards 2022. Mary është një nga vetëm 11 artistët e tjerë që kanë marrë këtë nderim, duke iu bashkuar një klase elite të nderuarsh duke përfshirë Pink, Garth Brooks, Cher, Neil Diamond, Celine Dion, Jennifer Lopez, Prince, Stevie Wonder, Janet Jackson dhe Mariah Carey./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i 'Joker'

Regjisori Todd Phillips  konfirmoi së fundmi një vazhdim të filmit të tij të suksesshëm "Joker" të vitit 2019. Pvrmes rrjetit të tij social, ai postoi  një s...

14:23

Brad Pitt padit Angelina Jolie

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten, aktoren Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku në vitin 2008. Sipas do...

12:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI