Flash

Dy ditë pas debatit me Cllevio, shpërthim në lokalin e Noizyt

Lapsi.al 8 June 2022
Dy ditë pas debatit me Cllevio, shpërthim në lokalin e Noizyt

Një shpërthim me lëndë plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në lokalin e reperit të njohur, Noizy. Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës së lokalit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në Durrës.

Telashet për Noizy-n mesa duket nuk paskan fund! Vetëm dy ditë më parë, Noizy pati një konflikt me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio.

Madje, videoja e sherrit u bë virale në rrjet ku shihej Noizy teksa godiste Cllevion së bashku me miqtë e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve”.

Kujtojmë që lidhur me sherrin, Noizy bëri një reagim dje në Instagram, ku ndër të tjera shkroi se askush nuk duhet t’ia marrë mirësjelljen e tij për dobësi.

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkruante Noizy.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI