Flash

Cilët janë 20 qytetet më të shtrenjta në botë

Lapsi.al 8 June 2022
Cilët janë 20 qytetet më të shtrenjta në botë

Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase.

Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës - Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong Kongut dhe Nju-Jorkut. Nju-Jorku ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.

20 qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Hong Kong

2. Nju-Jork

3. Gjenevë

4. Londër

5. Tokio

6. Tel Aviv

7. Zyrih

8. Shanghai

9. Guangzhou

10. Seul

11. San Francisco

12. Shenzhen

13. Singapor

14. Pekin

15. Jeruzalem

16. Bern

17. Yokohama

18. Copenhagen

19. Oslo

20. Taipei

Të këshilluara

Apple zbulon opsionin e ri për mesazhet

Të hënë, gjatë ngjarjes së saj WWDC 2022, Apple njoftoi një sërë veçorish të reja duke përfshirë aftësinë për të  bërë unsend  mesazhet me tekst! Zëvendëskry...

14:37

Makina fluturuese në treg në vitin 2024

Është kineze makina e parë fluturuese hibride elektrike. Deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me n...

13:42

Starbucks i jep lamtumirën e fundit Rusisë

Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ar...

11:59

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI