Flash

Berlin/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar që përplasi turmën

Lapsi.al 8 June 2022
Berlin/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar që përplasi turmën

Sipas medieve gjermane ngjarja ndodhi rreth orës 10:26 të mëngjesit të sotëm dhe makina ishte me shpejtësi në momentin kur ndodhi aksidenti.

Shoferi i cili tentoi të arratisej u ndalua fillimisht nga kalimtarët dje më pas u arrestua nga policia.

Mes të plagosurve ka studentë, ndërsa personi që ndërroi jetë ishte mësues.

Kush është shoferi i arrestuar 

Sipas informacioneve të policisë, ai është një 29-vjeçar gjermano-armen me banim në Berlin. Është ende e paqartë nëse burri ka vepruar me qëllim, apo nëse ishte një aksident. Aktualisht ai është duke u marrë në pyetje.

Sipas informacioneve të BILD, gjermano-armeni është i njohur për policinë, bëhet fjalë për krime pronësie.

Një dëshmitar okular tha për BILD: “Papritmas dritat blu ishin kudo. Burri ishte i rrethuar nga një turmë policësh. Ai doli nga një rrugë anësore pranë Douglas me oficerët që e mbanin dhe iu dha kujdesi mjekësor fillimisht. Pas kësaj e morën me vete. Ai dukej i palëvizshëm. U arrestua”.

Incidenti i mëngjesit të së mërkurës solli kujtime të këqija pasi ndodhi në Breitscheidplatz, vendi ku vrasësi Anis Amri udhëtoi me një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në dhjetor 2016 dhe vrau trembëdhjetë njerëz.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI