Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Së shpejti, një këngë nga Queen me vokalin e Freddie Mercury

Lapsi.al 7 June 2022
Së shpejti, një këngë nga Queen me vokalin e Freddie Mercury

Grupi i njohur Queen ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat.

Në një intervistë në BBC Radio 2 gjatë fundjavës, kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor i Queen zbuluan se kishin gjetur një këngë të padëgjuar më parë të regjistruar nga grupi me Mercury përpara se vokalisti legjendar të vdiste në moshën 45-vjeçare nga komplikimet e lidhura me SIDA-n në 1991.

"Ne gjetëm një perlë të vogël nga Freddie qëe kishim harruar disi," i tha Taylor, 72 vjeç, prezantueses Zoe Ball. "Dhe është e mrekullueshme. Në fakt, ishte një zbulim i vërtetë."

 

Sipas Taylor, fansat ka të ngjarë ta dëgjojnë së shpejti: "Është nga seancat e The Miracle dhe mendoj se do të dalë në shtator".

Regjistruar fillimisht për albumin e grupit të vitit 1989, i cili nxori këngët "I Want It All", "Breakthru", "The Invisible Man", "Scandal" dhe titullin "The Miracle", May, 74, grupi u shpreh se fillimisht kanë qenë duke diskutuar nëse do mund ta publikojnë tani apo më vonë.

Queen ka lëshuar pas vdekjes regjistrime me vokalin e Mercury-t më parë, më së fundi në albumin e përpilimit të vitit 2014 Queen Forever. Seti me shumë disqe përmbante tre këngë të padëgjuara më parë: "Let Me in Your Heart Again", "Love Kills" dhe "There Must Be More to Life Than This" me të ndjerin Michael Jackson.

Përpara Queen Forever, Frediie u shfaq pjesërisht në albumin e fundit në studio të Queen, Made in Heaven në 1995, i cili u regjistrua para dhe pas vdekjes së tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Brad Pitt sërish akuza për Angelina Jolie

Brad Pitt po e akuzon ish-in e tij, Angelina Jolie, se po përpiqet qëllimisht t’i “shkaktojë dëm” atij dhe interesave të tij në verën e tyre “Chateau Miraval”. ...

10:35

Noizy shihet teksa grushton mikun e Stresit

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shihet reperi Noizy duke goditur personazhin e njohur të rrjeteve sociale Cllevio. Thuhet se përplasja k...

09:42

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI