Flash

Rusia mohon akuzat për dhunë seksuale në Ukrainë

Lapsi.al 7 June 2022
Rusia mohon akuzat për dhunë seksuale në Ukrainë

Ditën e djeshme është mbajtur një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është zhvilluar me tone të ashpra midis anëtarëve të saj. Ambasadori rus në OKB  u largua nga seanca, pas akuzave nga presidenti i OKB-së, i cili akuzoi Rusinë se po nxiste një krizë globale ushqimore.

“Zoti Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë kundër vendeve në zhvillim”, tha Michel gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

“Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra.”

“Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore.”

Por furnizimet globale të ushqimit nuk ishin pika e vetme në rendin e ditës në Nju Jork. Vassily Nebenzia kishte mohuar më parë pretendimet për dhunë seksuale nga forcat ruse në Ukrainë – duke pretenduar se nuk kishte “asnjë provë” për këtë.

Por akuza të tilla po “rriten”, tha zyrtarja e lartë e OKB-së Pramila Patten.

Që nga 3 qershori, OKB-ja ka marrë më shumë se 124 raporte për dhunë seksuale të lidhura me konfliktin në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI