Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin

Lapsi.al 7 June 2022
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të

Prokuroria e Posaçme ka  kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekje të  Jan Prenges, në janar të vitit 2020.

Ndërkohë për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua dënim me 3 vite burg.

Jan Prenga u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamzë, më 17 janar të vitit 2020.

49 vjeçari humbi jetën për shkak të torturave, pasi u rrëmbye dhe u  dërgua në resortin “Golden’ në  periferi të Shijakut.

Ndërkohë më 23  mars të këtij viti u pezullua gjykimi i çështjes së rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz. ABC mëson se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Po ashtu është pranuar kërkesa e SPAK edhe për të pushuar hetimin për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj. Aktualisht vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja.

Kujtojmë se vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, për shkak të një ngarkese droge të tyre që thuhet se u vodh nga Astrit Prenga në Angli, vëlla i Jan Prengës.

Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 Janar 2020 dhe përgjatë kësaj periudhe kohore trupi i tij

Të këshilluara

Ulje temperaturash dhe vranësira, moti sot

Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezik...

08:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI