Flash

Procedohet penalisht Noizy dhe babai i tij, shkak sherri me shokun e Stresit

Lapsi.al 7 June 2022
Procedohet penalisht Noizy dhe babai i tij, shkak sherri me shokun e Stresit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Noizy(Rigels Rajku), dhe babanë e tij Bashkim Rajku për fyerje. Procedimi penal ka ardhur si pasojë e konfliktit me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Përplasja ka ndodhur ditën e djeshme pranë ambienteve të lokalit të reperit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasi Cllevio ka shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t, ku më pas situata ka agravuar deri në përplasje fizike. Gjithçka ka filluar me ofendimet e Cllevio ndaj reperit dhe grupit të tij OTR që prej disa muajsh.

Noizy ka reaguar për ngjarjen duke shpjeguar motivet e përplasjes fizike:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, tha Noizy.

Më pas ka ardhur dhe reagimi i Cllevios i cilu akuzoi reperin se e kishte lënë me pasoja të rënda shëndetësore.

“Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, ka thënë Cllevio

Pas reagimeve të dy reperave, për ngjarjen ka reaguar edhe Stresi, I cili tha se nuk mund të fyesh motrën apo familjen e askujt, pasi të qëllojnë me plumb kokës.

“Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni këso gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani. Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them. Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”, ka thënë Stresi.

Të këshilluara

Brad Pitt sërish akuza për Angelina Jolie

Brad Pitt po e akuzon ish-in e tij, Angelina Jolie, se po përpiqet qëllimisht t’i “shkaktojë dëm” atij dhe interesave të tij në verën e tyre “Chateau Miraval”. ...

10:35

Noizy shihet teksa grushton mikun e Stresit

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shihet reperi Noizy duke goditur personazhin e njohur të rrjeteve sociale Cllevio. Thuhet se përplasja k...

09:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI