Flash

Policia i gjen pajisje për grabitje në shtëpi, arrestohet 16-vjeçari shqiptar në Greqi

Lapsi.al 7 June 2022
Policia i gjen pajisje për grabitje në shtëpi, arrestohet

Një i mitur, vetëm 16 vjeç kishte në shtëpinë e tij një arsenal të vogël që nuk i përshtatet moshës së tij.

Policia e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës kontrolloi shtëpinë e të riut shqiptar dhe gjeti:

– shufër hekuri,

– çekiç hekuri,

– thikë zvicerane,

– kaçavidë,

– kapuç,

– doreza,

– celular.

Policia shkoi për kontroll në shtëpinë e shqiptarit pas një denoncimi se një bandë e armatosur kishte grabitur disa të mitur në zonën e Pagratit.

Atyre i’u grabitën para dhe celularë, shkruan Zougla.gr. 

Policia e ka lokalizuar 16-vjeçarin në Glyfada mëngjesin e së shtunës së kaluar dhe e ka arrestuar ndërsa është në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të bandës së dhunuesve Amoustak.

I arrestuari është dërguar në Prokurori, ndërsa hetime vazhdojnë për identifikimin e sulmeve të tjera.

Të këshilluara

Ulje temperaturash dhe vranësira, moti sot

Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezik...

08:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI