Flash

Inteligjenca britanike: Rusia planifikon të shkëpusë Severodonetsk nga veriu dhe jugu

Lapsi.al 7 June 2022
Inteligjenca britanike: Rusia planifikon të shkëpusë

Rusia planifikon të shkëpusë qytetin strategjik ukrainas të Severodonetsk dhe zonën përreth si nga veriu ashtu edhe nga jugu, sipas një përditësimi të inteligjencës britanike ndërsa Kremlini vazhdon të luftojë për kontrollin e plotë të Donbasit, shkruan CNN.

Gjatë fundjavës, forcat ukrainase rimorën kontrollin e 50% të Severodonetsk, tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se forcat ruse ka të ngjarë të vazhdojnë të pushtojnë zonat lindore të qytetit.

Trupat ukrainase janë përfshirë në beteja të ashpra në rrugë me ushtarët rusë në qytetin industrial të martën, ndërsa qytetet e tjera kanë qenë në sulme të vazhdueshëm nga ajri. Ndërkohë, në aksin jugor të luftimeve në rajonin e Donbasit. Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se përparimi i forcave ruse në Popasna  ka ngecur.

Ndërsa janë raportuar edhe sulme të shumta në Izium.

“Rusisë do të përpiqet të shënojë sukses në të paktën një nga këto akse dhe të përparojë drejt objektivit të saj politik për të kontrolluar të gjithë Oblastin e Donetskut,” tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI