Flash

Zyrtari rus kërcënon Ballkanin: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

Lapsi.al 6 June 2022
Zyrtari rus kërcënon Ballkanin: Raketa jonë s’do të

Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar mjaft Rusinë. Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të paprecedentë, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, shkruan abcnews.al.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI