Aktorja Shay Mitchell ka zbuluar së fundmi emrin e vajzës së saj.
Përmes rrjetit të saj social, Shay publikoi një foto me foshnjën dhe tregoi se ajo dhe partneri,Matte i kanë vendosur emrin. Rome në nder të gjyshes së aktores.
"Humbja e personit më të rëndësishëm në jetën time në të njëjtin vit që mirëprita vajzën time të dytë, ka ndryshuar gjithçka për mua, por një gjë mbetet e qëndrueshme në shpirtin tim - jam e sigurt që ata kaluan kohë së bashku dhe kjo më sjell paqe dhe gëzim." shkroi ajo
"Ne jemi shumë të lumtur që je këtu Rome, me emrin e shoqes time më të mirë, shoqes së shpirtit tim, "personi im", gjyshja ime Romaine.
Shay zbuloi të shtunën se kishte mirëpritur Romën e vogël dy javë më parë, megjithëse arriti ta mbante të fshehtë lindjen."Kohët e fundit sapo linda fëmijën tim të dytë dhe kjo është arsyeja pse jam e lumtur sepse kjo është hera e parë që jam jashtë shtëpisë që kur e kam pasur atë.", u shpreh aktorja për E!News gjatë një eventi.
Mitchell dhe partneri i saj Matte janë tashmë prindër të vajzës Atlas Noa, dy, e cila lindi në tetor 2019./Lapsi.al
