Flash

Ndahet nga jeta basisti i Bon Jovi

Lapsi.al 6 June 2022
Ndahet nga jeta basisti i Bon Jovi

Basisti i Bon Jovi, Alec John Such ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare.

Grupi fitues i çmimit Grammy njoftoi vdekjen e Such të dielënpërmes një deklarate në Twitter. Ata nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.

"Ne jemi të lënduar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such," u shprehën ata. " Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit."

"Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij - Ai ishte një mik fëmijërie i Tico (Torres, baterist) dhe solli Richie (Sambora, kitarist dhe bashkë-kantautor) për të na parë të performonim. Aleku ishte plot jetë . Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë", shkruante grupi.

Grupi ndau gjithashtu një video homazh, duke shfaqur një performancë të drejtpërdrejtë të këngës së tyre të vitit 1988 "Blood On Blood", tme foto dhe pamje nga vitet e Such me shokët e tij të grupit, duke përfshirë këngëtarin Jon Bon Jovi dhe tastieristin David Bryan.

"Tani për shokët e mi të grupit, ne kemi kaluar shumë momente të mrekullueshme së bashku dhe unë thjesht i dua ata për vdekje, gjithmonë do i dua", dëgjohet të thotë Alec në një klip të ri, duke shtuar në një tjetër: "Band Bon Jovi është padyshim një familje."

I lindur më 14 nëntor 1951, në Yonkers, Nju Jork, basisti u kërkuar nga Bon Jovi dhe Bryan për të formuar grupin në 1983. Ai u largua më vonë në 1994 dhe u zëvendësua nga Hugh McDonald.

Such dhe Sambora u ribashkuan me grupin në shkurt 2018, kur u futën në Rock and Roll Hall of Fame./Lapsi.al

Të këshilluara

Amber Heard e dërrmuar ekonomikisht

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për Amber Heard! Ajo është “dëmtuar” ekonomikisht tashmë pasi duhet të paguajë ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp- ky i fundit...

12:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI