Flash

“Mos e poshtëroni Rusinë”, Macron zemëron Ukrainën

Lapsi.al 5 June 2022
“Mos e poshtëroni Rusinë”, Macron zemëron

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka “goditur” presidentin francez Emmanuel Macron, pasi ky i fundit tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Macron tha se ishte e rëndësishme që Presidenti Vladimir Putin të kishte një rrugëdalje nga ai që Macron e quajti një “gabim themelor”.

Por Dmytro Kuleba tha se aleatët duhet të “përqendrohen më mirë se si Rusisë vendin e saj”, pasi ajo “poshtëron veten”.

Macron ka folur vazhdimisht me Putinin me telefon në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe negociata.

Përpjekjet franceze për të mbajtur një dialog me liderin e Kremlinit janë në kontrast me qëndrimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ministri i Jashtëm Kuleba tha në një postim në Twitter se “thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë”.

Kiev thotë se Rusia nuk duhet të marrë lëshime territoriale nga Ukraina, pasi pushtimi rus është dënuar ndërkombëtarisht si agresion brutal, shkruan BBC.

Më herët, Macron u tha mediave rajonale franceze se lideri rus ishte “izoluar”.

“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, tha ai.

“Të izolosh veten është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej saj është një rrugë e vështirë”, shtoi ai.

Kryeministri i Italisë Mario Draghi është rreshtuar me Macron, duke sugjeruar se Evropa dëshiron “disa negociata të besueshme”.

 

Të këshilluara

Inflacioni në Turqi arrin nivel rekord

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë i regjistruar në 24 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit besohet se ësht...

16:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI