Flash

Aktorja e njohur bëhet pjesë e botës së muzikës

Lapsi.al 5 June 2022
Aktorja e njohur bëhet pjesë e botës së muzikës

Lily James është gati të nisë karrierën e saj muzikore me dy këngë që do të publikohen në javët e afërta.

Sipas The Sun, aktorja britanike ka punuar me disa talente të njohura të muzikës dhe pritet të nxjerrë këngët e saj në kohë për sezonin veror.

“Ajo ka shkruar dhe performuar dy këngë të mrekullueshme me DJ Yoda, të quajtura Airplane Mode dhe Breathe.“Lily po planifikonte të publikonte një vitin e kaluar, por gjithçka u vonua. Asaj i pëlqen të këndojë dhe ka një zë të mrekullueshëm.", u shpreh një burim.

Më parë u raportua se aktorja po planifikonte të publikonte këngë me shpresën për t'u shfaqur potencialisht në një nga skenat në Festivalin e Muzikës Glastonbury.Ngjarja e këtij viti do të zhvillohet në fund të këtij muaji, me artistët duke përfshirë Billie Eilish, Pet Shop Boys dhe Diana Ross që do të ngjiten në skenat në Worthy Farm midis 22-26 qershor.

Ndërkohë vetë Lily ka treguar talentin e saj  duke marrë një rol në muzikalin e njohur ABBA, Mama Mia!: Here We Go Again ku ajo luajti një version më të ri të personazhit të Meryl Streep, Donna Sheridan-Carmichael./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Pas dymbëdhjetë vitesh, Shakira dhe Gerard Piqué kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara. Pas disa javësh thashetheme për krizë, këngëtarja dhe futbollisti...

17:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI