Flash

Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Lapsi.al 4 June 2022
Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Pas dymbëdhjetë vitesh, Shakira dhe Gerard Piqué kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara.

Pas disa javësh thashetheme për krizë, këngëtarja dhe futbollisti i FC Barcelona kanë njoftuar përfundimin e lidhjes së tyre në një deklaratë publike.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thuhet në një letër të nënshkruar nga këngëtarja kolumbiane dhe lojtari i Barcelonës.

“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respektimin e privatësisë së tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shton çifti.

Edhe pse situata e tyre tani e tutje do të jetë ndryshe, të dy do të mbeten gjithmonë të bashkuar nga dy fëmijët që kanë Milan dhe Sasha, të cilët erdhën në botë përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015.

Shakira dhe Piqué u bënë në qendra e vëmendjes pasi një thashethem për tradhti u përhap me shpejtësi. Ditët e fundit mediat raportouan tensione mes çiftit dhe thanë se ndarja mes tyre është e pashmangshme.

Gazetari Emilio Pérez de Rozas për “El Periódico” madje ka raportuar se futbollisti u largua nga shtëpia e familjes. Ndërsa çifti nuk ka folur për thashethemet, ata janë fotografuar jashtë shtëpisë së tyre në Barcelonë dhe si duket po vazhdojnë komunikimin me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve të tyre.

Të këshilluara

Megi Pojani pjesë e Big Brother Vip 2?

Megi Pojani ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Romeo dhe Donald Veshaj “Më lër të flas”. Gjatë emisionit Megit ju bë pyetja se a do të ishte pjesë ...

09:57

Aktorja e njohur, nënë për herë të dytë

Aktorja Mandy Moore zbuloi së fundmi se do të bëhet nënë për herë të dytë. Pvrmes rrjetit të saj social,Instagram, aktorja tregoi se është në pritje të një d...

17:25

Cifti i njohur i showbizit i jep fund fejesës

Këngëtari Benjamin Mascolo zbuloi së fundmi se ai dhe Bella Thorne i kanë dhënë fund fejesës. “I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë...

14:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI