Flash

Si qëndron raporti mes Kylie dhe Travis

Lapsi.al 3 June 2022
Si qëndron raporti mes Kylie dhe Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott raportohet të jenë afruar më shumë me njëri tjetrin që pas lindjes së djalit.

Çifti, të cilët prej vitesh kanë një lidhje të pandërprerë, thuhet se e kanë parë romancën e tyre të forcohet, kështu shkruan Entertainment Tonight.

Mësohet se ardhja e fëmijës së tyre të dytë e ka afruar shumë më tepër çiftin. Reperi i hitit “Highest In The Room” e ka ndihmuar shumë Kylie-n që të rrisë vajzën e tyre katërvjeçare Stormi.

Duke pasur parasysh orarin e saj të ngjeshur, nuk ka dyshim se Kylie ka pasur shumë gjëra për të bërë muajt e fundit, por të paturit Travis pranë, ia ka bërë asaj procesin më të lehtë.

“Ata gjithmonë gjejnë kohë për njëri-tjetrin dhe sigurojnë që të bëjnë rregullisht daljet familjare”, tha burimi.

“Kur vjen koha për punë, ata i balancojnë gjërat në mënyrë perfekte dhe e kuptojnë se edhe pse kanë angazhime pune, familja është gjithmonë e para”.

Stormi është bërë tashmë një motër e madhe.

Pavarësisht se e mirëpritën fëmijën e tyre në shkurt, si Kylie ashtu edhe Travis kanë zgjedhur të mos i tregojnë ndjekësve fytyrën e bebes e as emrin.

“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi më herët Kylie në Instagram Story në prill. “Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte emri i duhur”.

Të këshilluara

Meta përpiqet të konkurojë TikTok

Meta po shton një mori mjetesh në Reels ndërsa përpiqet të konkurrojë TikTok. Opsionet përfshijnë veçori redaktimi, Sound Sync në Facebook si dhe zgjatjen e ...

09:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI