Flash

Pas SHBA-së dhe Anglisë, Suedia do të dërgojë sisteme raketore në Ukrainë

Lapsi.al 3 June 2022
Pas SHBA-së dhe Anglisë, Suedia do të dërgojë sisteme

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë sisteme raketore në Ukrainë. Së fundmi edhe Suedia ka deklaruar se do të dërgojë armë shtesë për forcat e Kievit, në një paketë të re me vlerë 102 milion dollarë, duke përfshirë raketa kundër anijeve bregdetare.

Raketat “Robot 17” të prodhimit suedez, 5,000 lëshues antitank dhe pushkë sulmi AG 90 janë në krye të armëve të dërguara tashmë nga Suedia.

Danimarka tashmë ka dërguar raketa anti-anije Harpoon në Ukrainë, e cila po forcon mbrojtjen e Odesës, një port jetik.

Rusia pushtoi portin e Mariupolit, tashmë i rrënuar, pas muajsh luftimesh të ashpra.

Pushtimi i Rusisë e shtyu Suedinë të thyente një politikë neutraliteti që daton prej dekadash, më parë Suedia nuk u dërgonte armë kombeve në luftë.

Muajin e kaluar Suedia dhe Finlanda fqinje vendosën t’i bashkohen NATO-s, një moment vendimtar në qëndrimin mbrojtës të vendeve nordike.

Të këshilluara

BE lë jashtë sanksioneve aleatin e Putin

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të enjten, më 2 qershor paketën e gjashtë të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, pas pushtimit të kësaj të fundit të U...

19:51

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

Ushtria izraelite ka vrarë një grua palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor të mërkurën, pasi tha se ajo u ishte afruar atyre duke bartur një thikë. Edhe nj...

09:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI