Flash

Kalush Orchestra: Nuk shkuam në luftë pas Eurovision

Lapsi.al 3 June 2022
Kalush Orchestra: Nuk shkuam në luftë pas Eurovision

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in këtë vit, ka bërë me dije se tashmë e ka shitur trofeun e fitores. Mësohet se trofeu u shit për 838 mijë euro.

Paratë e fituara do të shkojnë për luftën në Ukrainë.

Së fundmi, këngëtari Oleh Psiuk ka zhvilluar një intervistë për Euronews Albania, ku ka rrëfyer disa detaje.

“Jemi të lumtur që kemi mundësi për të prezantuar Ukrainën dhe për të ngritur shpirtin e ukrainasve”, tha ai. Jo vetëm kaq por këngëtari ka falënderuar të gjithë ata që i kanë votuar për të fituar “Eurovision”-in.

Më tej, ai shtoi se Eurovizioni i ardhshëm do të zhvillohet “në Ukrainën e rindërtuar, të lirë e të lumtur”.

Gjithashtu, ai shtoi se: “Lajmi që kemi shkruar në luftë eshtë i rremë”.

Kujtojmë që pas fitores së “Eurovision”, “Kalush Orchestra” tha më herët: “Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në Torino: nesër duhet të kthehemi dhe si çdo ukrainas jemi gati të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Çdo sukses tani ka shumë kuptim për Ukrainën. Kultura jonë është sulmuar dhe ne jemi gjithashtu këtu për të treguar se ajo është e gjallë dhe ka markën e saj të veçantë”.

Të këshilluara

Meta përpiqet të konkurojë TikTok

Meta po shton një mori mjetesh në Reels ndërsa përpiqet të konkurrojë TikTok. Opsionet përfshijnë veçori redaktimi, Sound Sync në Facebook si dhe zgjatjen e ...

09:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI