Flash

Avokatja e Amber Heard: Aktorja do të apelojë vendimin e jurisë

Lapsi.al 3 June 2022
Avokatja e Amber Heard: Aktorja do të apelojë vendimin e jurisë

Amber Heard po planifikon të apelojë vendimin e marrë në padinë e Johnny Depp për shpifje kundër saj.

Elaine Charlson Bredehoft, e cila përfaqësoi Heard gjatë gjithë gjyqit kundër Depp, zbuloi në emisionin Today se beteja e klientit të saj me aktorin nuk ka përfunduar ende.

Kur u pyet nga bashkë-prezantuesja Savannah Guthrie nëse aktorja e Aquaman planifikon të apelojë humbjen e saj, Bredehoft tha: "Absolutisht, dhe ajo ka disa arsye të shkëlqyera për këtë."

Duke shpjeguar se kishte një "numër çështjesh provash", avokatja deklaroi: "Kishte aq shumë prova që nuk erdhën".

"Ne madje ishim përpjekur të merrnim vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të hedhur poshtë çështjen e tij shtoi Bredehoft.

Në fillim të kësaj jave, Johnny fitoi të tre pretendimet për shpifje në çështjen e tij të ngritur kundër Amber mbi artikullin e saj të vitit 2018 për paraqitjen e akuzave për abuzim në familje.

Juria i dha atij 15 milionë dollarë dëmshpërblim, por Heard do të duhet të paguajë vetëm 10.35 milionë dollarë për shkak të ligjit të Virxhinias që kufizon dëmet ndëshkuese (gjyqtari e uli shumën).

Në lidhje me kundërpadinë e aktores ngritur kundër Depp-it, u zbulua se ai  kishte shpifurnë një nga tre pretendimet. Ajo u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Elaine vuri në dukje gjithashtu gjatë paraqitjes së saj  se aktorja  nuk ka mundësi të paguajë. 10.35 milionë dollarë./Lapsi.al

Të këshilluara

Cifti i njohur i showbizit i jep fund fejesës

Këngëtari Benjamin Mascolo zbuloi së fundmi se ai dhe Bella Thorne i kanë dhënë fund fejesës. “I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë...

14:51

Si qëndron raporti mes Kylie dhe Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott raportohet të jenë afruar më shumë me njëri tjetrin që pas lindjes së djalit. Çifti, të cilët prej vitesh kanë një lidhje të pand...

13:15

Meta përpiqet të konkurojë TikTok

Meta po shton një mori mjetesh në Reels ndërsa përpiqet të konkurrojë TikTok. Opsionet përfshijnë veçori redaktimi, Sound Sync në Facebook si dhe zgjatjen e ...

09:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI