Flash

Ukraina kërkon ndihmën e OKB-së për eksportet e drithërave

Lapsi.al 2 June 2022
Ukraina kërkon ndihmën e OKB-së për eksportet e

Ukraina po punon me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një mision të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të rikthyer eksportet e drithërave nga Deti i Zi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko.

Rusia ka marrë nën kontroll disa prej porteve më të mëdha detare të Ukrainës dhe marina e saj tani kontrollon rrugët kryesore të transportit në Detin e Zi, duke bllokuar dërgesat ukrainase dhe duke thelluar krizën globale të ushqimit.

“Ne u bëjmë thirrje shteteve, të cilat mund të preken më shumë nga kriza e ushqimit për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, të përdorin kontaktet e tyre me Moskën dhe ta detyrojnë atë që të heqë bllokadën nga portet ukrainase dhe t’i japë fund luftës”, tha Nikolenko përmes një postimi në Facebook.

Dhjetëra anije me mallra janë bllokuar në portet ukrainase të cilat janë të rrethuara nga forcat ruse, duke ndërprerë eksportin e grurit dhe produkteve të tjera nga Rusia dhe Ukraina. Këto dy shtete eksportojnë pothuajse 30 për qind të eksporteve të grurit në botë.

Por, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka lidhur heqjen e bllokadës në portet ukrainase me lehtësimin e sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /REL

Të këshilluara

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

Ushtria izraelite ka vrarë një grua palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor të mërkurën, pasi tha se ajo u ishte afruar atyre duke bartur një thikë. Edhe nj...

09:35

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI