Flash

Kevin Spacey reagon ndaj katër akuzave për sulm seksual

Lapsi.al 2 June 2022
Kevin Spacey reagon ndaj katër akuzave për sulm seksual

Kevin Spacey ka reaguar ndaj katër akuzave për sulm seksual në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë për Good Morning America, aktori tha se ai do të paraqitet vullnetarisht në gjykatë.

"Unë e vlerësoj shumë deklaratën e Prokurorisë së Kurorës në të cilën ata i kujtuan me kujdes mediave dhe publikut se kam të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Ndërsa jam i zhgënjyer me vendimin e tyre për të ecur përpara, do të paraqitem vullnetarisht në MB dhe të mbrohem kundër këtyre akuzave, të cilat kam besim se do të provojnë pafajësinë time"tha Spacey.

Të enjten, Shërbimet e Mbrojtjes së Kurorës Britanike (CPS) njoftuan akuzat zyrtare kundër aktorit fitues të Oskarit.

"CPS ka autorizuar akuza penale kundër Kevin Spacey, 62 vjeç, për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave," tha Rosemary Ainslie, Shefja e Divizionit Special të Krimit të CPS.

" Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës kujton të gjithë të interesuarit se procedimi penal kundër zotit Spacey është aktivë dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë”, shtoi Ainslie.

Akuzat e Spacey u renditën si sulm seksual për dy incidente që dyshohet se ndodhën në Londër në mars 2005 dhe dy të tjerat në gusht 2008 dhe në prill 2013./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI