Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Interpol ngre alarmin: Armët e dërguara në Ukrainë mund të përfundojnë në duart e kriminelëve

Lapsi.al 2 June 2022
Interpol ngre alarmin: Armët e dërguara në Ukrainë mund

Kreu i Interpolit ka dhënë alarmin se armët që janë dërguar dhe që do të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar vendin kundër pushtimit rus mund të përfundojnë në duart e kriminelëve. Jürgen Stock tha se sapo të përfundojë konflikti, një valë armësh të rënda do të pushtojnë tregun ndërkombëtar.

Për këtë arsye kreu i Interpolit u kërkoi vendeve anëtare të organizatës, veçanërisht atyre që furnizojnë Ukrainën me armë, të punojnë së për t’i gjetur ato.

“Pasi të ndalojë lufta në Ukrainë, do të dalin në pahë armët ilegale. Kriminelët edhe tani, në momentin që po flasim, po fokusohen te armët,” tha Stock gjatë një fjalimi, shkruajnë mediet e huaja.

“Grupet kriminale po përpiqen të përfitojnë nga këto situata kaotike. Asnjë vend apo rajon nuk mund t’i trajtojë kriminelët i vetëm, sepse këto grupe veprojnë globalisht. Ne mund të presim një fluks armësh në Evropë dhe më gjerë. Duhet të shqetësohemi dhe duhet të presim që këto armë të trafikohen jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në kontinente të tjera”, ka thënë kreu i Intrepolit.

Ai tha gjithashtu se Interpoli i ka kërkuar vendeve të ndryshme nëpër botë të përdorin bazën e të dhënave të Intepolit për të ndihmuar në “gjurmimin dhe zbulimin” e armëve.

“Ne jemi në kontakt me vendet anëtare për t’i inkurajuar ata të përdorin këto mjete. Kriminelët janë të interesuar për të gjitha llojet e armëve; në thelb çdo armë që mund të mbahet mund të përdoret për qëllime kriminale”, tha kreu i Intrepolit.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë dërguar armë ushtarake të cilësisë së lartë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Pak ditë më parë, Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Kievit sisteme të avancuara raketore dhe municione.

Të këshilluara

BE lë jashtë sanksioneve aleatin e Putin

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të enjten, më 2 qershor paketën e gjashtë të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, pas pushtimit të kësaj të fundit të U...

19:51

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

Ushtria izraelite ka vrarë një grua palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor të mërkurën, pasi tha se ajo u ishte afruar atyre duke bartur një thikë. Edhe nj...

09:35

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI