Flash

I shpallur në kërkim për vjedhje në Gjermani, arrestohet në Durrës 30-vjeçari

Lapsi.al 2 June 2022
I shpallur në kërkim për vjedhje në Gjermani, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi akuzohet për dhjetëra vjedhje në Gjermani. Në pranga është vënë A. L., 30 vjeç, banues në Durrës.

I riu ishte në kërkim, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

"Vihet në prangat 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23-vjedhje.

30-vjeçari i ka kryer vjedhjet në Gjermani dhe pas dokumentimit të ketyre vjedhjeve nga autoritetet gjermane, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim. 

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, ka caktuar për shtetasin A. L., masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI