Flash

Ukraina: Më shumë se 240 fëmijë janë vrarë që prej fillimit të luftës

Lapsi.al 1 June 2022
Ukraina: Më shumë se 240 fëmijë janë vrarë që

Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas një deklaratë të Ukrainës, shkruan CNN.

Përveç të plagosurve dhe viktimave, të paktën 1937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar dhe 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktimat në vendet ku betejat vazhdojnë ende dhe territoret e pushtuara nga forcat ruse.

Ukraina publikoi gjithashtu edhe shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas,  ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 30,700 ushtarë rusë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI