Flash

Tradhëtia bëhet shkak i ndarjes së Billie Eilish nga Matthew Tyler

Lapsi.al 1 June 2022
Tradhëtia bëhet shkak i ndarjes së Billie Eilish nga Matthew

“ENews” raporton se Billie Eilish i ka dhënë fund lidhjes me Matthew Tyler! Ky i fundit ka publikuar një Story së fundmi ku i është përgjigjur fansave të Billie që e akuzuan për tradhti ndaj këngëtares.

“Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të urryera për dikë që nuk e njohin, është gjëja më e ulët që mund të bëni,” shkroi aktori.

Më pas ai vijoi: “Jetoni jetën tuaj”.

Matthew iu drejtua drejtpërdrejt thashethemeve për tradhti, duke shkruar: “Askush nuk tradhtoi askënd. Marrëdhëniet mbarojnë. E thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtra në internet është e rrezikshme”.

Matthew, 30 vjeç, dhe Billie, 20 vjeç, e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ku të dy fillimisht ndezën thashethemet për romancë në prill të vitit 2021, teksa u panë së bashku në Kaliforni duke porositur kafe.

Në qershor të vitit 2021, fansat e Billie kryqëzuan Matthew pasi sipas tyre, ai përdori gjuhë fyese ndaj aziatikëve dhe komunitetit LGBT- në postimet e kaluara në mediat sociale.

Ai kërkoi falje në Instagram asokohe, duke shkruar, “Dua të kërkoj falje për gjërat që kam shkruar në mediat sociale në të kaluarën. Gjuha që përdora ishte lënduese dhe e papërgjegjshme dhe e kuptoj se sa fyese janë ato fjalë. Më vjen turp dhe më vjen thellësisht keq që i kam përdorur në çfarëdo konteksti.”

Të këshilluara

Fejohet cifti i njohur i showbizzit

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff thuhet se tani janë të fejuar. Lajmin e ka konfirmuar një burim për People. Thashethemet u përhapën se ata mund të fejohes...

16:05

Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjy...

14:36

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI