Flash

Peskov akuza Perëndimit: Sanksionet ndaj Rusisë po nxisin krizën ushqimore

Lapsi.al 1 June 2022
Peskov akuza Perëndimit: Sanksionet ndaj Rusisë po nxisin krizën

Gjatë një konferencë ditën e sotme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi “kufizimet e paligjshme” të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për krizën ushqimore, shkruan The Guardian.

Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës, por po përpiqet të fajësojë sanksionet perëndimore dhe vetë Kievin për mungesën e dërgesave të grurit.

“Ne jemi potencialisht në prag të një krize shumë të thellë ushqimore që lidhet me vendosjen e kufizimeve të paligjshme kundër nesh dhe veprimeve të autoriteteve ukrainase që kanë minuar rrugën për në Detin e Zi dhe nuk po dërgojnë dot më grurë, pavarësisht se Rusia nuk është bërë pengesë në asnjë mënyrë”.

Komentet e tij vijnë pasi liderët europianë u bënë thirrje vendeve afrikane, të cilat po përballen me “një skenar katastrofik” të mungesës së ushqimit dhe rritjes së çmimeve, të mos bien pre e fushatës propagandistike të Kremlinit që pikturon krizën e afërt globale të ushqimit si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Peskov paralajmëroi gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse do të godasin tregun global të energjisë. Ai nuk përjashtoi një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, por tha se bisedimet duhet të përgatiten paraprakisht.

Peskov tha se bisedimet e paqes me Ukrainën ishte pezulluar prej shumë kohës tashmë dhe nuk kishte filluar.

Të këshilluara

Italia rrit importet e naftës ruse

Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 për qind deri në fund të vitit, Italia është bërë shteti i ...

13:19

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI