Flash

Përplasi një zetor duke i marrë jetën shoferit, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 1 June 2022
Përplasi një zetor duke i marrë jetën shoferit, arrestohet

Një person është vënë në pranga për aksidentin me pasojë vdekjen që ndodhi gjatë mbrëmjes në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 41-vjeçari I. M. Ky i fundit u përplas me një zetor duke bërë që drejtuesi që ndodhej në të të humbte jetën. 32-vjeçari, banori i fshatit Kakavijë, nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve.

“Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI