Flash

Kate Moss dhe Johnny Depp shihen shumë pranë njëri tjetrit, a do të ketë një rikthim?

Lapsi.al 1 June 2022
Kate Moss dhe Johnny Depp shihen shumë pranë njëri tjetrit, a do

Supermodelja Kate Moss thuhet se ka festuar me ish-të dashurin Johnny Depp së fundmi. Moss raportohet të ketë qenë në koncertin e Johnny Depp me legjendën e rrokut, Jeff Beck.

Modelja është fotografuar teksa ajo po dilte nga “Royal Albert Hall”.

Pas betejës ligjore kundër Amber Heard, Depp është rikthyer sërish në skenë duke surprizuar fansat e tij.

Kate Moss dëshmoi në gjyqin e famshëm Depp-Heard pasi kjo e fundit tha se kishte dëgjuar që Depp ka shtyrë nga shkallët Moss vite më parë, kur ata të dy ishin në një marrëdhënie dashurie.

Mirëpo supermodelja dëshmoi duke rrëzuar pretendimet e Heard.

Ajo mbështeti ish-partnerin duke thënë se ai kurrë nuk e ka shtyrë apo rrëzuar nga shkallët.

Madje, ajo tregoi edhe një detaj nga pushimet në Xhamajka.

“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny u largua nga dhoma para meje. Ndërsa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën. Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe kërkoi kujdes mjekësor”, tha Moss.

Supermodelja ruan marrëdhënie të mira me Depp, ku këtë e dëshmoi edhe me mbështetjen ndaj tij teksa ishte e pranishme kur Depp performonte me Beck disa cover-a të John Lennon, Marvin Gaye dhe Jimi Hendrix.

“Ne të duam Johnny”, ishin thirrjet që dëgjoheshin në korr nga fansat.

Të këshilluara

Fejohet cifti i njohur i showbizzit

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff thuhet se tani janë të fejuar. Lajmin e ka konfirmuar një burim për People. Thashethemet u përhapën se ata mund të fejohes...

16:05

Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjy...

14:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI