Flash

Vuçiç përfshin Kosovën në betimin si president: Do të përpiqem ta ruaj si pjesë të Serbisë

Lapsi.al 31 May 2022
Vuçiç përfshin Kosovën në betimin si president: Do

Aleksandar Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave.

Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet edhe Kosova. Ndërkohë që Kosova është shtet i pavarur, Vuçiç thotë se do të përpiqet ta ruajë atë si pjesë të Serbisë.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.

Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë. Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI