Flash

Ishte duke punuar, lëndohet minatori në Bulqizë

Lapsi.al 31 May 2022
Ishte duke punuar, lëndohet minatori në Bulqizë

Një minator është lënduar gjatë kohës që po punonte në Bulqizë. Policia bën me dije se B. T., 51 vjeç është aksidentuar duke punuar dhe për pasojë ka marrë lëndime në këmbë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, 51-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

"Rreth orës 12.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës,  është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI