Flash

Fejohet cifti i njohur i showbizzit

Lapsi.al 31 May 2022
Fejohet cifti i njohur i showbizzit

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff thuhet se tani janë të fejuar.

Lajmin e ka konfirmuar një burim për People. Thashethemet u përhapën se ata mund të fejoheshin kur Qualley u pa me një unazë fejese gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, për premierën e filmit të saj, Stars at Noon.

Dyshja u panë duke u puthur në qytetin e Nju Jorkut në gusht 2021. Disa muaj më vonë ata patën debutimin e tyre publik, pasi u shfaqën në drekën e AFI Awards dhe Critics' Choice Awards në mars së bashku, ku shfaqja e Margaret , Maid u nominua për serialin më të mirë të kufizuar.

Në prill, çifti u pa përsëri në Grammy 2022, ku Antonoff u nominua për albumin e vitit për Evermore të Taylor Swift, dhe ku ai fitoi cmimin producent i vitit.

Këngëtari ka qenë i lidhur me Lena Dunham për pesë vjet, përpara se të ndaheshin në vitin 2018. Jack gjithashtu u përfol për një romancë me Lorde në atë kohë, megjithëse ai i hodhi poshtë këto aludime. Qualley ka qenë e lidhur me Pete Davidson dhe Shia LaBeouf. Ajo u nda nga ky i fundit në janar 2021 pasi FKA Twigs e akuzoi atë për dhunë seksuale, sulm dhe shqetësim emocional në një padi./Lapsi.al

Të këshilluara

Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjy...

14:36

Noizy dhe Loredana në një bashkëpunim

Noizy dhe Loredana kanë gati një surprizë shumë të bukur për fansat e tyre. Një këngë e re po vjen. Po, po e lexuat mirë! Një bashkëpunim mes Noizyt dhe Loreda...

09:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI