Flash

Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, rritet çmimi i naftës

Lapsi.al 31 May 2022
Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje, pasi liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse, sipas BBC.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta në dy muaj. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjatë muajve të fundit, pjesërisht nga lufta në Ukrainë.

Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar. Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj, dhe çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së.

Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell, tha se çmimet po rriteshin sepse vendet eUropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.

Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre.

Të këshilluara

Mbërrin në Kiev ambasadorja e re e SHBA

Tre muaj pasi SHBA-të tërhoqën të gjithë stafin diplomatik nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, ambasadorja e re amerikane ka mbërritur në Kiev, sipas burime...

19:55

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI