Flash

Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Lapsi.al 31 May 2022
Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

Gjyqi i shumë përfolur për shpifje të Johnny Depp dhe Amber Heard ka mare mjaft vëmendje dhe videot nga gjyqi janë bërë virale çdo ditë. Së fundmi, fjalët përfundimtare u prezantuan në gjykatë dhe Heard edhe një herë arriti të tërhiqte vëmendjen, por për një arsye shumë të çuditshme. Videot tregojnë Heard duke shkruar në bllokun e shënimeve dhe kanë pushtuar internetin. Përdoruesit e rrjetit besojnë se Heard po pretendonte ta bënte këtë për kamerat. Në fakt, në disa video nga afër, shihet se stilolapsi i Heard-it nuk po prekte as bllokun e shënimeve.

Që nga postimi, videoja është bërë virale dhe ka arritur të mbledhë mbi 780 mijë shikime. Përdoruesit e rrjetit kanë bombarduar seksionin e komenteve duke shprehur pikëpamjet e tyre. Ndërkohë, disa kohë më parë përdoruesit e mediave sociale pretenduan se Heard dukej se po pozonte për një fotografi ndërsa qante gjatë dëshmisë së saj.

Më parë, një hamendje e ngjashme kishte ndodhur nëse Johnny Depp “me qëllim” shmangte shikimin e Amber Heard gjatë dëshmisë së saj. Amber Heard vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, i tha një psikolog jurisë, për shpifjen prej 50 milionë dollarësh të Johnny Depp, kundër Amber mbi shkrimin e saj të Washington Post 2018 mbi dhunën në familje.

Të këshilluara

Noizy dhe Loredana në një bashkëpunim

Noizy dhe Loredana kanë gati një surprizë shumë të bukur për fansat e tyre. Një këngë e re po vjen. Po, po e lexuat mirë! Një bashkëpunim mes Noizyt dhe Loreda...

09:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI