Flash

Bobby Brown: Janet Jackson, dashuria e jetës sime

Lapsi.al 31 May 2022
Bobby Brown: Janet Jackson, dashuria e jetës sime

Bobby Brown ka zbuluar së fundmi detaje nga marrëdhënia e tij me Janet Jackson.

"Xhenet ishte dashuria e jetës sime", thotë këngëtari në dokumentarin e ri "Biography: Bobby Brown", i cili shfaqet premierë në A&E të hënën dhe të martën në mbrëmje.

Në të vërtetë, përpara se këngëtari i "My Prerogative" të takonte gruan e ardhshme Houston në prapaskenë në "Soul Train Music Awards" në 1989, Brown ishte i dashuruar me Janet.

“Çfarë më pëlqente tek ajo? Gjithçka. Buzëqeshja e saj, trupi, lëvizjet e saj të kërcimit, e qeshura e saj,Ne e donim shoqërinë e njëri-tjetrit,"Por, ne nuk kishim një marrëdhënie të gjatë", shprehet ai në dokumentar.

Megjithatë, në fund të fundit, Bobby  beson se arsyeja pse nuk nuk funksionoi mes tyre ishte , sepse ai nuk ishte si djemtë  e Hollywood-it.

“Arsyeja pse unë dhe Xhenet u shkëputëm ishte sepse ajo nuk mund të ishte me një burrë si unë”, deklaroi artisti. “Dhe babai i saj Joe Jackson nuk do ta lejonte atë të ishte me dikë si unë.”

Brown - i cili pranon se ka qenë një "i varur nga seksi" në dokumentarzbulon gjithashtu se ai kishte bërë  një përpjekje për të  patur një romancë dhe me Madonna-n./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fejohet cifti i njohur i showbizzit

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff thuhet se tani janë të fejuar. Lajmin e ka konfirmuar një burim për People. Thashethemet u përhapën se ata mund të fejohes...

16:05

Cila qe gafa e rradhës e Amber Heard

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjy...

14:36

Noizy dhe Loredana në një bashkëpunim

Noizy dhe Loredana kanë gati një surprizë shumë të bukur për fansat e tyre. Një këngë e re po vjen. Po, po e lexuat mirë! Një bashkëpunim mes Noizyt dhe Loreda...

09:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI