Flash

Ministrja e jashtme franceze viziton kishën në Bucha: E tmerruar, nuk duhet të ndodhte

Lapsi.al 30 May 2022
Ministrja e jashtme franceze viziton kishën në Bucha: E tmerruar, nuk

Ministrja e jashtme franceze ka vizituar një kishë ortodokse në qytetin Bucha jashtë kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse janë akuzuar për vrasjen e civilëve, shkruan The Guardian.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha ministrja Catherine Colonna.

Ajo shtoi se Franca do të bëjë çdo gjë për të rivendosur paqen dhe shpreson që procedurat ligjore të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që viktimat të prehen në varret e tyre.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna dhe Andrii Holovine, prifti i Kishës së Shën Andrew Pervozvannoho hynë në kishë, -në vendin e një varri masiv në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Që nga pushtimi i Rusisë, Colonna është zyrtarja e parë të rangut të lartë francez që viziton Ukrainën. Ajo gjithashtu do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe homologun e saj Dmytro Kuleba për të diskutuar bllokimin e porteve të Ukrainës nga Rusia dhe sigurinë globale të ushqimit.

Të këshilluara

Rusia tregon prioritetet në Ukrainë

Rusia ka treguar prioritetet e saj. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov ka thënë së fundmi se synimi i ushtrisë ruse është të largojë forcat ukrainase nga Rajoni ...

08:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI