Flash

Këngët e Butës jo vetëm rima por edhe realitet

Lapsi.al 30 May 2022
Këngët e Butës jo vetëm rima por edhe realitet

Betim dhe Qëndrim Jonuzaj janë dy vëllezër që me mburrje kanë treguar për jetën prej gangsteri që kanë bërë.

Për ata që nuk dëgjojnë muzikën e tij, këngëtari në këtë free style, po kërcënon dikë.

Me mburrje ky reper me emrin Betim Jonuzaj, përmend armët dhe dëshirën e tij për bela. Çuditërisht ka edhe një vetëbesim që duket se e bazon te veprimet që bien ndesh me ligjin dhe që i bën pjesë të këngëve.

Armët dhe droga janë pjesë e po thuaj çdo vargu të këngëve të reperit problematik që fatkeqësisht nisi të merrej me muzikë ne vitin 2010

Këto nuk janë thjeshtë vetëm tekste këngësh, por janë pasqyrim i jetës që bën reperi i rritur pa baba dhe me një vëlla problematik si edhe ai vet.

Telashet për vëllezërit Jonuzaj që më shumë se realitet janë imponim i një jete gangsterësh të vegjës, nisen qysh në lagjen e tyre në Ferizaj.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”.

Por Buta nuk ka qenë kurrë në burg për një therje për të cilën flitej me reperëve.

Edhe haptas, Betimi që mburret se kurrë në jetën e tij nuk ka punuar asgjë, tregonte me arrogancë për veprimet që kishte bërë.

Dhe përballë një gruaje në studio televizive, që çuditërisht nuk i bënte përshtypje asaj, Buta tregonte se si keqpërdor seksualisht vajzat për vetëm një natë.

Nuk dihej nëse gjatë kësaj interviste ishte nën ndikimin e drogës, por substancat narkotike ishin pjesë e pandashme e tij.

Por për këto veprime duket se vëllezërit Jonuzaj janë toleruar nga autoritetet. Pak a shumë këtë e thotë edhe teksti i një kënge.

Por tash Qëndrimi, nuk do të dal në burg pas një dite. I akuzuar për vrasjen e 30 vjeçarit ai do të qëndrojë gjatë në burg.

Dhe kënga e Butës do të jetë vetëm një rimë por jo edhe realitet./Express/

Të këshilluara

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovisionit

Fituesit e Eurovision, Kalush Orchestra kanë nxjerrë në ankand trofeun e tyre për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase. Grupi, kënga e të cilit 'Stefania'...

11:45

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

Aktori i njohur Bo Hopkins ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare. Një person në uebsajtin e  aktorit konfirmoi vdekjen e tij me njoftimin: “Me pikëllim të ma...

11:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI