Flash

Kanye West paditet nga një pastor për këngën ' Come to Life'

Lapsi.al 30 May 2022
Kanye West paditet nga një pastor për këngën ' Come to

Kanye West thuhet se është paditur nga një pastor amerikan për një pjesë të audios të përdorur në një këngë në albumin e tij Donda.

Reperi  po dërgohet në gjykatë nga pastori, David Paul Moten, i cili pretendon se pjesë të një predikimi fetar që ai mbajti janë përdorur në këngën Come To Life pa lejen e tij.

Dokumentet e gjykatës së Teksasit të marra nga media amerikane TMZ pretendojnë se pjesë të predikimit janë përdorur gjithsej 70 sekonda në këngë dhe mund të dëgjohen në hyrje.

West – i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar – “me dashje dhe në mënyrë të pahijshme” mori  regjistrimeve zanore të të tjerëve “pa pëlqimin ose lejen”, thuhet në dokumentet.Sipas TMZ  pastori po padit gjithashtu UMG Recordings, Def Jamf Recordings dhe G.O.O.D Music për këngën.

Donda arriti mbi 60 milionë transmetime në SHBA në Apple Music në 24 orët e para të publikimit, gjë që theu një rekord të vitit 2021 për platformën. Ai publikoi 'Donda 2' në shkurt, i cili ishte i disponueshëm vetëm në platformën e tij, Stem Player./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=7SsrVGHJvaA[/embed]

Të këshilluara

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovisionit

Fituesit e Eurovision, Kalush Orchestra kanë nxjerrë në ankand trofeun e tyre për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase. Grupi, kënga e të cilit 'Stefania'...

11:45

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

Aktori i njohur Bo Hopkins ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare. Një person në uebsajtin e  aktorit konfirmoi vdekjen e tij me njoftimin: “Me pikëllim të ma...

11:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI