Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Johnny Depp suprizon fansat me një koncert teksa pret vendimin e gjykatës

Lapsi.al 30 May 2022
Johnny Depp suprizon fansat me një koncert teksa pret vendimin e

Johnny Depp ka performuar së fundmi në një koncert të shtunën mbrëma së bashku me Jeff Beck në Sheffield.

Edhe pse ai po pret vendimin final në lidhje me gjyqin kundër Amber Heard, Depp nuk ka humbur aspak kohë për tu ngjitur sërish në skenë, kësaj herë duke interpretuar “Isolation”.

Shumë video u shpërndanë në rrjete sociale, ku Depp u pa duke luajtur në kitarë teksa performonte bashkëpunimin me Beck.

Sipas informacioneve dhe videove të shpërndara në mediat sociale, Depp zhvilloi edhe disa ‘covers’ të tjerë si: “What’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix, shkruan The Hollywood Reporter.

Aktori doli në skenë vetëm dy ditë pas përfundimit të gjyqit të tij gjashtë-javor me ish-bashkëshorten Amber Heard, që në fakt u bë një sensacion mediatik dhe i mediave sociale.

Të dy, Depp dhe Heard ndanë një mori detajesh intime rreth marrëdhënies së tyre të trazuar dhe akuzave të shumta kundër njëri-tjetrit për dhunë dhe abuzim në familje.

Depp e ka paditur Heardin për 50 milionë dollarë për një shkrim që ajo kishte shkruar në The Washington Post në 2018. Ajo kurrë nuk e përmendi atë me emër, por ai pretendon se akuzat për abuzim gjithsesi kanë dëmtuar karrierën e tij dhe kanë dëmtuar reputacionin e tij. Heard më pas kundërpaditi Depp për 100 milionë dollarë.

Por duhet theksuar se mbështetja për Depp në TikTok është më e madhe se sa ajo ndaj aktores Amber Heard.

Të këshilluara

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovisionit

Fituesit e Eurovision, Kalush Orchestra kanë nxjerrë në ankand trofeun e tyre për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase. Grupi, kënga e të cilit 'Stefania'...

11:45

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

Aktori i njohur Bo Hopkins ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare. Një person në uebsajtin e  aktorit konfirmoi vdekjen e tij me njoftimin: “Me pikëllim të ma...

11:10

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI