Flash

Borrell: Putin po përdor grurin si armë lufte

Lapsi.al 30 May 2022
Borrell: Putin po përdor grurin si armë lufte

Vladimir Putin përdor grurin si armë lufte, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke folur për radion France Info në prag të samitit të sotëm të krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel, sipas la repubblica.

“Ka 20 milionë tonë drithë të magazinuara në Ukrainë që duhet të eksportohet dhe më pas duhet të hapim vend në magazina për korrjen e radhës”, theksoi ai.

“Në rrugët e eksportit të grurit ukrainas duhet të gjejmë një rrugë alternative, rruga detare është shumë e vështirë. Sa i përket idesë së hapjes së një korridori humanitar në Detin e Zi nuk mund ta bëjmë pa marrëveshjen e Rusisë, këto ujëra janë plot me mina.

Ne kemi nevojë për një marrëveshje me Rusinë dhe duhet të bëhet në nivel të Kombeve të Bashkuara”, shtoi Borrell.

Të këshilluara

Rusia tregon prioritetet në Ukrainë

Rusia ka treguar prioritetet e saj. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov ka thënë së fundmi se synimi i ushtrisë ruse është të largojë forcat ukrainase nga Rajoni ...

08:49

Zelensky viziton vijat e frontit në Harkiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Harkivin, ku është takuar me trupat që po mbrojnë këtë qytet kyç në verilindje të Ukrainës. Kjo është vi...

16:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI