Flash

Zelensky, thirrje botës që ta deklarojë Rusinë shtet terrorist

Lapsi.al 29 May 2022
Zelensky, thirrje botës që ta deklarojë Rusinë shtet

“Do vijoj t’ia kujtoj botës që Rusia duhet të njihet zyrtarisht si një shtetet terrorist, promovues i terrorizmit.” Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur gjatë natës.

“Kjo është e vërteta e thjeshtë. Kjo reflekton realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe që janë të vendosur ta vijojnë edhe në Evropë. Dhe, kjo duhet të sanksionohet ligjërisht,” shtoi ai.

Po ashtu, Zelensky shtoi se çdo ditë në vendin e tij po punohet për të forcuar mbrojtjen.

“Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht, shumë varet nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për të furnizuar të gjitha forcat. Ukraina është e nevojshme për të mbrojtur lirinë.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI