Flash

Ribashkohen pas 36 vitesh anëtarët e ABBA

Lapsi.al 29 May 2022
Ribashkohen pas 36 vitesh anëtarët e ABBA

Të katër anëtarët e ABBA u ribashkuan në publik mbrëmjen e së enjtes për herë të parë në 36 vjet, teksa morën pjesë në natën e hapjes së rezidencës së tyre të koncertit ABBA Voyage në Londër.

Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Björn Ulvaeus kaluan në tapetin e kuq dhe pozuan së bashku ndërsa hynë në Arenën e re ABBA në Parkun Olimpik të Mbretëreshës Elizabeth për të parë avatarët e tyre dixhitalë që dilnin në skenë.

Adhuruesit e famshëm të ABBA, Kylie Minogue  Kate Moss dhe Keira Knightley  me bashkëshortin e saj, James Righton gjithashtu morën pjesë në event.

Grupi suedez pop u formua në vitin 1972 dhe u bë shumë i famshëm në 1982 pas tetë albumeve . Në vitin 2017, katërshja u ribashkuan për të prodhuar albumin e tyre më të fundit, "Voyage" të vitit 2021.

Avatarët e tyre dixhitalë, të njohur si "ABBAtars", do të performojnë hitet më të mëdha, si dhe këngët nga "Voyage".

“Ka të bëjë me të kuptuarit se është e paimagjinueshme të jemi këtu ku jemi”, tha Ulvaeus gjatë promovimit të albumit vjeshtën e kaluar. "Kurrë nuk e mendonim që do nxirrnimnjë album pas 40 vitesh dhe të ishim akoma miq, të shijonim shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të kishin një besnikëri të plotë."/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI