Flash

Bruce Willis shfaqet në publik pas diagnostifikimit me afazi (FOTO)

Lapsi.al 29 May 2022
Bruce Willis shfaqet në publik pas diagnostifikimit me afazi (FOTO)

Aktori i njohur Bruce Willis u shfaq së fundmi në publik pas largimit nga aktrimi.

Në fotot e marra nga 'People',aktori shihet duke u larguar me miqtë nga hoteli Shutters në Santa Monica.Ai ishte veshur me xhinse blu, një këmishë me vija me mëngë të gjata dhe një kapele bejsbolli blu me shkronjat "CS" të shkruara në pjesën e përparme.Bruce dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa u pa duke buzëqeshur.

Në fillim të kësaj jave, gruaja e tij, Emma Heming Willis, ndau një video të aktorit duke luajtur basketboll në një video të shpërndarë në Instagram Story.

Bruce u martua me Eman në vitin 2009 dhe të dy kanë vajzat Mabel, 10 dhe Evelyn, 8. Ai është gjithashtu baba i vajzave Rumer, 33, Scout, 30 dhe Tallulah, 28, me ish-bashkëshorten Demi Moore.

Në mars, familja Willis zbuloi në mediat sociale se aktori do të "largohej" nga aktrimi pasi u diagnostifikua me afazi.

“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, shkruan ata në rrjetet sociale.“Si rezultat i kësaj ai po largohet nga aktrimi që ka patur shumë rëndësi për të”, tha gjithashtu familja./Lapsi.al

Bruce Willis leaves lunch at the Shutters Hotel and shares a laugh with our cameras for the first time since his aphasia diagnosis

Actor Bruce Willis is in a bright mood as we catch him leaving lunch at Shutters Hotel in Santa Monica with a few pals.

Të këshilluara

Ribashkohen pas 36 vitesh anëtarët e ABBA

Të katër anëtarët e ABBA u ribashkuan në publik mbrëmjen e së enjtes për herë të parë në 36 vjet, teksa morën pjesë në natën e hapjes së rezidencës së tyre të k...

11:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI