Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Lapsi.al 28 May 2022
Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues të përbashkët pati ndershmërinë, devocionin dhe principet për të cilat ai besonte.

Bujar Nishani është nga politikanët e rrallë që jo vetëm nuk është i përfshirë në afera korruptive, por as nuk është përfolur. Kjo nuk është pak në një vend ku topat e baltës nuk kanë kursyer askënd. Si drejtues i dikastereve të rëndësishme (Rendit dhe Drejtësisë) z. Nishani ishte nga ato shtetarë që ligjin e konsideronte të shenjtë dhe bashkëpunimin me krahun tjetër politik si normalitet që duhej vendosur në vend.

Si President, megjithëse erdhi nga karriera dhe votat e Partisë Demokratike ai qëndroi mbi politikën e ditës dhe në lartësinë e detyrës. I ndërgjegjshëm se në postin e lartë ishte me votat e shumicës, Bujar Nishani nuk cedoi pavarësisht se u ndodh nën presion si nga të vetët ashtu edhe nga shumica që erdhi në vend më 2013.

Cic -micet dhe grricjet e politikës së ditës i shihte nga një distancë e admirueshme dhe dinte të bënte dallimin mes interesave të ngushta të politikës së momentit dhe interesave afatgjatë të vendit.

Bujar Nishani, ende shumë i ri si ish President, vetëm 52 vjeç, u rikthye në politikën aktive të ditës. Ai kërkonte të kontribuonte aty ku mundej dhe Parlamenti ishte vendi që Bujar Nishani mund të jepte shumë.

Kjo nuk u bë e mundur, por nuk e demoralizoi. Përkundrazi. Ai nuk e ngriti kurrë zërin, por toni i tij në fund ishte i lartë.

Në disa raste kam patur fatin ta intervistoj si kryetar shteti- dhe më vonë si ish President. Një bashkëbisedues i këndshëm dhe nga politikanët e rrallë që nuk i shmangej pyetjes dhe ishte koherent me mendimet dhe vendimet që merrte.

Si bashkëbisedues Bujar Nishani ishte krejt tjetër nga shumica e politikanëve. Nga të rrallët që në tavolinë me të bëje bisedë tavoline, si për gjëra të rëndomta të ditës ashtu edhe për çështje serioze.

Bujar Nishani, ishte i vërtetë si qytetar, i vërtetë si politikan dhe një shtetar që sot e gjen vetëm nëpër manuale të politikës.

Bujar Nishani të impononte respekt edhe kur nuk ishe dakord me pikëpamjet e tij. Të impononte respekt si qytetar, si politikan, dhe pa dyshim edhe si President!

Lamtumirë Bujar Nishani!

Marre nga facebook i autorit Lutfi Dervishi

Të këshilluara

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolar...

16:18

SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. ...

17:47

Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Edi Rama, gjithnjë e më shumë po u përngjan atyre liderëve që, të kapur vetëm pas pushtetit, i shpallin luftë kujtdo që kritikon apo nxjerr në pah anët e errëta...

18:51

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgë...

17:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI