Flash

Për çfarë po punojnë sëbashku Apple, Google dhe Microsoft

Lapsi.al 27 May 2022
Për çfarë po punojnë sëbashku Apple, Google dhe

Apple, Google dhe Microsoft po punojnë së bashku për ta bërë të mundur këtë që në fillim të vitit të ardhshëm.

5 maji është një përvjetor i veçantë në botën e teknologjisë, në këtë datë në Ditën Botërore të Fjalëkalimit u krijuan shërbimet dixhitale nëpërmjet fjalëkalimeve alfanumerike.

Tre gjigantët e teknologjisë arritën në një marrëveshje me Aleancën FIDO, i cili përfshin gjithashtu Paypal dhe Lenovo, të cilat promovojnë vërtetimin pa fjalëkalim dhe përdorimin e protokolleve të avancuara të sigurisë. Samsung në vitin 2015 u mbështet tek ata për certifikimin e Galaxy S5 si smartphone i parë që mund të përfitonte nga protokolli i tyre për të menaxhuar pagesat dhe aksesin nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Sipas raporteve vjetore nga “Verizon”, një nga operatorët më të mëdhenj të telefonisë amerikane, 80% e shkeljeve të të dhënave kompjuterike ndodhin për shkak të përdorimit të fjalëkalimeve të pasigurta dhe kredencialeve të dobëta, për këtë arsye ata po mendojnë t’i anashkalojnë plotësisht këto të fundit.

Synimi i tre kompanive sipas asaj që u komunikua nga Apple në një shënim zyrtar është që të përdorin smartfonin e tyre me të gjitha sistemet e tij të sigurisë, si Face ID, skanimin e irisit dhe gjurmët e gishtave për të hyrë në faqet dhe aplikacionet. Kjo thjeshton përvojën e përdoruesit dhe duke e bërë shumë më të vështirë për hakerët të vjedhin informacionin e hyrjes, duke pasur parasysh mungesën e fjalëkalimeve.

Të këshilluara

Starbucks i jep lamtumirën e fundit Rusisë

Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ar...

11:59

Cilat janë ndryshimet e fundit të WhatsApp

Mark Zuckerberg ka lajmëruar pak orë më parë në llogarinë e tij se ndryshimet e reja në WhatsApp do të ndodhin gjatë ditës së sotme. Reagimet me emoji në mes...

12:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI